Telegrafi

Arrestohet serbi i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Një person i nacinalitetit serb është arrestuar, pasi dyshohet se gjatë viteve 1998-1999 kishte kryer krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten, në Ferizaj.

Ndërkaq, i dyshuari me vendim  të prokurorit është  dërguar në mbajtje. /Telegrafi/