Telegrafi

Arrestohet romja që hodhi në pus foshnjën e saj dymuajshe

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër të komunitetit rom në Graçanicë, e cila dyshohet se ka hedhur në pus foshnjën e saj dymuajshe, e cila ka vdekur.

“Është raportuar një rast ‘vrasje e rëndë’, ku viktimë është një foshnje dy muajshe, ku me këtë rast është arrestuar e dyshuara femër rome. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante përkatëse”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion ndërsa e dyshuara dërgohet në mbajtje.