Telegrafi

Arrestohet reprezentuesi turk

Po vazhdojnë arrestimet në shtetin turk si pjesë e operacionit kundër pjesëtarëve të ashtuquajturës organizatës terroriste, “FETO”.

Sot është arrestuar reprezentuesi turk Bekir Irtegun, i cili është dërguar në një qendër të paraburgimit në Stamboll.

Lexo po ashtu Me dekret presidencial u merren medaljet e botërorit Hakan Sukurit dhe Arif Erdemit

Ai dyshohet se ka mbështetur puçin e 15 korrikut të vitit të kaluar kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Futbollisti 33-vjeçar ka mohuar të gjitha akuzat duke thënë se në asnjë moment nuk e ka përkrahur këtë organizatë të udhëhequr prej klerikut Fetullah Gulen.

Mbrojtësi deri më tani ka pasur dhjetë paraqitje me fanellën e kombëtares turke dhe ka luajtur për Gaziantepsor, Fenerbahçe gjersa aktualisht është lojtar i Basaksehirit. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Dikur e mbronte, sot Recep Tayyip Erdogan po e quan terrorist Hakan Sukurin! (Video)