Reperi i njohur, Fero është arrestuar mbrëmë (e hënë) në pikën kufitare në Kosovë.
Mbi të rëndon akuza ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, i njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Më 16.01.2023 si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve intensive hetimore është arritur që të arrestohet në pikë kufitare personi i cili ishte në kërkim policor F.Sh. (1994) shtetas kosovar për shkak të veprës penale ,”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ i datës 28.12.2022. I njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në Stacionin Policor Gjilan. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ,”Përdorim i armës”. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore”, ka konfirmuar Hashani.
Kujtojmë që ky nuk është rasti i parë që Feronit Shabani arrestohet, reperi në gusht të vitit të kaluar kishte vuajtur dënimin me paraburgim.
Atë kohë autori i “Gang Gang” ishte arrestuar për shkak se u filmua duke sulmuar një person në veturën e tij. /Telegrafi/