Një nxënëse e shkollës fillore të mesme të ulët “Hysni Zajmi” në Vrellë të Istogut dyshohet të jetë ngacmuar seksualisht nga një punëtor teknik i kësaj shkolle.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili ka konfirmuar gjithashtu edhe arrestimin e personit të dyshuar.
“Sot rreth orës 13:00 nga drejtoria e shkollës fillore të mesme të ulët “Hysni Zajmi” në Vrellë komuna Istogut, policia është njoftuar për një rast. Për momentin dyshohet të jetë shqetësuar seksualisht një nxënëse e asaj e shkolle nga një punëtor i stafit teknik i asaj shkolle. Policia ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin”, tha Gashi.
Ai bëri të ditur se për momentin këto janë të dhënat e para nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/