Site icon Telegrafi

Arrestohet pronari i laboratorit të shkatërruar të drogës në Leposaviq, ku u konfiskuan pajisje me vlerë 250 mijë euro

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën pronarin e laboratorit për përpunimin e substancave narkotike në Leshak të Leposaviqit, i cili u shkatërrua më 1 korrik të këtij viti.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Besim Hoti, Drejtor i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut.

“I dyshuari me inicialet G.J është arrestuar me urdhëresë të gjykatës”, ka deklaruar shkurtimisht Hoti.

Lexo po ashtu Shkatërrohet një laborator i drogës në Leposaviq - konfiskohen pajisje me vlerë 250 mijë euro

Për shkatërrimin e këtij laboratori pati njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook.

Ai pati bërë të ditur se laboratori ka pasur të montuara dhe të gatshme për përdorim të gjitha pajisjet e përpunimit të substancave narkotike. Vlera e pajisjeve të konfiskuara është rreth 250 mijë euro.

“Çdo ditë e më shumë po e kuptojmë pse qarqe të caktuara nuk dëshirojnë shtrirjen e sundimit të ligjit dhe rendit në tërë Republikën e Kosovës”, pati shkruar Sveçla. /Telegrafi/

Exit mobile version