Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se më 8 shtator ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.
I njëjti dyshohet se me datën e cekur ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, të cilës i kishte shkaktuar lëndime.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe në konsultim me zyrtarin e QPS-së dhe prokurorin, është dërguar në strehimore.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/