Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij dhe disa familjar të saj.
Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur ditën e mërkurë, rreth orës 21:30, transmeton Telegrafi.
“Më 18.08.2021 është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij dhe disa familjar të saj duke u shkaktuar lëndime trupore. Ish-bashkëshortja e të dyshuarit po ashtu ka pasur edhe urdhër mbrojtës nga gjykata”, thuhet në njoftim.
Tutje, Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/