Një person është arrestuar në Prishtinë, për shkak të veprës penale “vjedhje e rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Sipas raportit të policisë thuhet se pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një mashkull kosovar si i dyshuar lidhur me një rast vjedhje.
Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e tij ku janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 5 fishekë.
Po ashtu tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar edhe tre lap-topë në vlerë rreth 1500 € që dyshohet se janë të vjedhur.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/