Telegrafi

Arrestohet në Marok i dyshuari për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj

Autori i dyshuar për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin, portugezi Ruben Saraiva, është arrestuar këtë të hënë në Marok.

Policia marokene, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Rabat, Marok, ka bërë të mundur lokalizmin në Rabat, Marok, kapjen dhe vënien në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë të 28-vjeçarit.

Tashmë ka ngelur dhe një shtetas në kërkim për vrasjen e Nikulajt. Bëhet fjalë për Harry Simson, shtetas britanik

Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan u arrestuan gjatë një operacioni të Agjencisë Kombëtare të Krimit (National Crime Agency).

Edmond Haxhia me shtetësi shqiptare dhe britanike, është djali i dajës së Elton dhe Klodian Lestakaj, të cilët 7-vite më parë akuzonin Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulajn për vrasjen e dy familjarëve të tyre.

Stephen Hunt dhe Thomas Mithan janë me shtetësi britanike.

Harriet Bridgeman është arrestuar gjithashtu. Roli i saj në grup ishte ai i vëzhgueses, raporton euronewsal.