Telegrafi

Arrestohet portieri i Partizanit, Alban Hoxha, për vozitje në gjendje të dehur

Alban Hoxha (Foto: Facebook/FK Partizani Albania)

Portieri i Partizanit dhe i kombëtares shqiptare, Alban Hoxha, është arrestuar mbrëmjen e të shtunës nga Policia e Tiranës.

Futbollisti i klubit kryeqytetas është kapur teksa drejtonte mjetin e tij në gjendje të dehur dhe kishte kaluar masën 0.51 mg/l, bën të ditur Top Channel.

Një lajm jo i mirë për Partizanin vetëm pak ditë para derbit ndaj Tiranës.

Sipas asaj që parashikon ligji, Hoxha duhet të qëndrojë 72 orë në paraburgim (për të gjithë ata që kapen duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur), për të dalë më pas dhe për t’u ndjekur penalisht në gjendje të lirë.

Lexo po ashtu Lajmet për Alban Hoxhën

Të premten (30 nëntor), Partizani është nikoqir i Tiranës për derbin e xhiros së 15-të në Superligën e Shqipërisë në futboll.

Krahas karrierës së tij si futbollist, Albani ka qenë mjaft i përfolur edhe në jetën e tij personale.

Ai është spekuluara sidomos për lidhjen me këngëtaren e njohur të skenës shqiptare, Çiljeta Xhilaga.

Në muajt e fundit qarkullojnë thashetheme se ata i kanë dhënë fund romancës së tyre.