Telegrafi

Arrestohet polici në Shqipëri, vodhi 30 mijë euro në shtëpinë e një të dyshuari

Foto: Ilustrim

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se ditën e mërkurë është vënë në pranga një efektiv policie në Cërrik, pasi akuzohet për veprën penale të vjedhjes.

Inspektor G. N., 24 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi pranë Komisariatit të Cërrikut u arrestua në kushtet e flagrancës pas kallëzimit të bërë nga shtetasi S. K. i cili pretendon se gjatë një kontrolli të ushtruar pranë familjarëve të tij i ishte vjedhur një shumë prej 30 mijë euro në ambientet e jashtme të banesës

Në lidhje me këtë ngjarje dhe si rezultat i punës hetimore të pandërprerë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë inspektor G. N., gjithashtu u gjet dhe shuma 30 mijë euro që ai kishte vjedhur.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.