Sektori për Punë të Brendshme deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur padi penale kundër M.C(39) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “vjedhje” dhe ka fituar pasuri të kundërligjshme në vlerë prej 25.000 denarëve.
“Vjedhjen i padituri e ka kryer më 26 mars rreth orës 18:55, në barnatoren që gjendet në bulevardin “Koco Racin”. Hajni është futur në objekt dhe duke u kërcënuar me thikë ndaj të punësuarës ia ka kërkuar paratë. Ajo e ka kundërshtuar, megjithatë M.C e ka rrëzuar, e ka hapur vendin ku gjenden paratë nga qarkullimi ditor dhe i ka marr paratë. Pastaj duke vrapuar ka dal nga barnatorja në drejtimin e vend pritjes së autobusit përballë Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit Shën Naum Ohri, ku ka hipur në një taksi”, thuhet në njoftimin e MPB-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga policia shtojnë se pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve nga ana e zyrtarëve policor ai është arrestuar, është kryer bisedë informative me të dhe e ka pranuar dhe përshkruar veprën penale./Telegrafi/