Një person në fshatin Bukosh të Vushtrrisë ka njoftuar Policinë se persona të dyshuar e të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në shtëpinë e tij me ç’rast kanë vjedhur stoli ari.
Pas një pune hetimore zhvilluar nga Policia është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i cili edhe është intervistuar.
Me vendimin e prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.