Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht teknikun medicional dhe shoferin e qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 17:10 në QKMF Dragash. I dyshuari ishte në gjendje të dehur.
Ndërkaq, siç thuhet në raport viktimat nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/