Telegrafi

Arrestohet personi që shkaktoi aksidentin në Komoran, nga katër të lënduar dy janë me lëndime më të rënda

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi dje rreth orës 18:20 në Komoran.

Sipas raportit thuhet se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura me targa vendore.

Lexo po ashtu Tre të lënduar në një aksident rrugor në Komoran

“Vetura në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar ka goditur veturën e ndaluar në shiritin emergjent , në të cilën gjendeshin tre persona.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor ku dy nga ta me lëndime të rënda trupore”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/