Telegrafi

Arrestohet personi që morri peng stafin e një pompe të benzinës në Bristol

Një burrë rreth të 50-ve është arrestuar nën dyshimin për tentativë vrasjeje pasi personeli u mor peng me thikë në një pikë karburanti në Bristol.

Burri, i veshur tërësisht me të zeza, u pa duke u marrë me pranga nga oficerët pas një rrethimi dy orësh brenda stacionit Esso në Hengrove Way në jug të qytetit.

Policia Avon dhe Somerset thanë se ai do të vlerësohej nga profesionistë të shëndetit, raporton theguardian.

Lexo po ashtu Krizë pengmarrje në Bristol, burri me thikë mbanë peng punonjësit e një pompe të derivateve

Një numër i pakonfirmuar i stafit të cilët ishin detyruar të fshiheshin në një dhomë të sigurt u nxorën gjithashtu nga pika e karburantit kur përfundoi konflikti, me dëshmitarët që përshkruanin skena dramatike ndërsa oficerët e policisë vendosën “flashbangs” për të çorientuar të dyshuarin.

Një burrë rreth të 20-ve u dërgua në spital pasi u largua nga karburanti, me lëndime që nuk ishin kërcënuese për jetën, thanë policia e Avon dhe Somerset. /Telegrafi/