Nga hetuesit policor të stacionit jugu në Prishtinë, sot është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes.
Rasti ka ndodhur më 02.04.2018 në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku një femre i është grabitur portofoli nga dora.
“Puna e hetuesve policor të stacionit Jugu në Prishtinë, është finalizuar sot rreth orës 09:00, e cila ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar: L. D, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndaj tij, Prokurori i shtetit i ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim