Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ishte në kërkim me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Pejë.
Përmes një komunikate për medie është bërë e ditur se i njëjti është arrestuar në fshatin Gllarevë të Klinës.
“Pas një pune operativo-hetimore, ka arrite që të siguroj informacione mbi vendndodhjen e personit të kërkuar, dhe me datë 28.04.2021, i njëjti është arrestuar në fshatin Gllarevë-Klinë”, thuhet në komunikatë.
Sipas komunikatës personi i arrestuar ka kryer veprën penale, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Pas arrestimit i njëjti është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë në vuajtje të dënimit prej dhjetë (10) muaj. /Telegrafi/