Shkrimtari kinezo-australian Yang Hengjun është arrestuar zyrtarisht me akuza për spiunazh në Kinë. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët australianë.
Sipas Ministrisë së Jashtme, qytetari australian është mbajtur në Pekin që nga muaji janar në kushte të ashpra
Ministrja e Jashtme, Marise Payne, tha që Australia ishte “shumë e shqetësuar dhe e zhgënjyer” kur mësoi lajmin për arrestimin e shkrimtarit.
“Ne kemi shqetësime serioze për mirëqenien e Dr. Yang, dhe për kushtet në të cilat ai po mbahet”, shtoi ajo.
Ai ishte mbajtur pa akuza për më shumë se shtatë muaj, gjatë së cilës Australia i ka kërkuar vazhdimisht Pekinin lirimin e tij. /TCH/