Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pasi i njëjti dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, si dhe për prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.