Është prangosur i dyshuari, i cili përmes publikimit të fotografive shantazhonte viktimën mashkull.
Policia ka njoftuar se në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar për shantazh.
Sipas raportit të përditshëm policor, vepra e dyshuar penale ka ndodhur më 16 shkurt të këtij viti.
Në njoftimin e saj, Policia thotë se pas hetimeve të bëra, njësiti policor ka arrestuar të dyshuarin, i cili dyshohet se ka publikuar disa fotografi për të shantazhuar viktimën mashkull.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.