Policia e Kosovës, respektivisht Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike ka arrestuar një të dyshuar, pasi që i njëjti në mënyrë të paautorizuar është qasur ne sistem kompjuterik.
Gjatë këtij veprimi policor, në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar: një shtëpizë kompjuteri dhe dy telefona celularë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, pasditen e djeshme ka bërë të ditur Policia.