Telegrafi

Arrestohet për kontrabandim me mallra shtetasi i Serbisë në Leposaviq

Foto: Arkiv

Një shtetas i Serbisë është arrestuar mëngjesin e së martës në Leposaviq, pasi dyshohet për kontrabandim të disa veglave të punës dhe është zënë duke kaluar ilegalisht kufirin.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, automjeti me të cilin u zu ai në kufi dhe malli është dërguar në terminalin doganor.

Gjithashtu i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Leposaviç 16.06.2020-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti është takuar me automjetin e tij, duke transportuar disa vegla-makina pune dhe duke kaluar ilegalisht kufirin R. Kosovës -Serbi. Automjeti dhe malli janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/