Site icon Telegrafi

​Arrestohet për kanosje në Podujevë

Foto: Ilustrim

Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se i njëjti kishte kanosur me armë viktimën mashkull kosovar.

Nga i dyshuari është konfiskuar një revole Zoraki dhe pesë fishekë. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur më 2 qershor në Podujevë, në ora 20.03, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version