Policia e Pogradecit ka bërë të mundur arrestimin e një 27-vjeçari, i cili është kapur në flagrancë me një armë zjarri pistoletë.
Policia bën të ditur se personi i arrestuar është shtetasi Fatjon Bono, 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë- Pogradec (me precedentë të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit). Dy vite më parë, Bano ishte arrestuar nga policia për lidhje me organizatën terroriste të ISIS.
Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit trupor në lagjen nr 1 në Pogradec, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale : 1 armë zjarri pistoletë tip TT me 1 krehër me 6 copë fishekë, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.
Gjithashtu shtetasi i mësipërm, dyshohet të jetë autor i ngjarjes së ndodhur më datë 29.01.2018, në fshatin Vërdovë-Pogradec, ku është qëlluar në ajër, me armë zjarri. /Telegrafi/