Një person në qytetin e Pejës është arrestuar, nën akuzat se i njëjti nën ndikimin e alkoolit kishte demoluar dy vetura në oborrin e shtëpisë së tij.
Sipas prindit të tij njëra prej veturave ishte pronë e vetë ankuesit dhe tjetra e prindit të tij.
Pas shoqërimit për në stacionin e policisë i dyshuari i kishte fyer e madje edhe i kishte sulmuar zyrtarët policor.
I njëjti me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte demoluar dy vetura në oborr të shtëpisë, qe sipas ankuesit (prindi i të dyshuarit) njëra veturë ishte pronë e ankuesit, tjetra e prindit të tij. Pas shoqërimit të dyshuarit në stacion të policisë i dyshuari i kishte fyer dhe sulmuar zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia./Telegrafi/