Telegrafi

Arrestohet pedofili shqiptar, ja si iu afrohej të miturave (Video)

Policia greke ka vënë në pranga një pedofil shqiptar 46 vjeç. Arrestimi i tij u bë pas shumë denoncimesh nga prindër të fëmijëve. Për arsye hetimi nuk bëhet i ditur emri i të arrestuarit.

Pedofili me biçikletë ishte kthyer në terrorin e prindërve dhe fëmijëve të shkollës në Perëndim dhe Lindje të Athinës dhe në zonën e Pireut.

Shqiptari priste vajzat e vogla në momentin që ato dilnin nga shkolla, pastaj tentonte t’i fuste në kurth.

Nga hetimet rezulton se ngacmimet e tij kanë nisur në shtator të vitit 2015 dhe kanë vazhduar intensivisht deri në arrestimin e tij.

Mediat greke raportojnë se ndaj tij gjykata Pireut me akuzën e joshjes së të miturve, vjedhje të përsëritur dhe mos bindje, ka caktuar për 46-vjeçarin masën e sigurisë “arrest me burg”.

Mbi të rëndojnë disa denoncime për ngacmime vajzash të vogla.

Më i fundit ishte rasti i ngacmimit të një vajze që luante me qenin para dyqanit të prindërve.

“Vajza ishte duke luajtur me qenin jashtë dyqanit tim. E pyeti se çfarë race është qeni, por për fat të mirë e kam mësuar vajzën që të jetë e kujdesshme”, ka thënë prindi.

Sipas tij, më vonë policia ka shkuar ta marrë në pyetje.

Fillimisht mendova mos ishte adhurues i qenve, por më pas e kuptova për çfarë bëhej fjalë”, ka thënë babai i vajzës. /Shekulli/