Një grua është arrestuar në fshatin Ternavë të Podujevës, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/