Telegrafi

Arrestohet pasi sulmon viktimën me shkop druri në fshatin Peqan

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar viktimën me shkop druri në fshatin Peqan të Suharekës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull ka sulmuar me një shkop druri viktimën tjetër mashkull.

Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin e Prizrenit.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/