Një person është arrestuar pasi ka sulmuar viktimën me shkop druri në fshatin Peqan të Suharekës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull ka sulmuar me një shkop druri viktimën tjetër mashkull.
Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin e Prizrenit.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/