Telegrafi

Arrestohet pasi ia mori tjetrit paratë që i ranë në tokë

Një punëtor i një firme në Pejë është arrestuar, pasi që kishte marrë 270 euro, të cilat i kishin rënë në tokë një personi tjetër.

Duke shfrytëzuar habinë e viktimës, ia merr 270 euro që i kishin rënë nga xhepi viktimës dhe kërkon leje nga pronari i firmës që të shkojë në shtëpi, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.