Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një pacient në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi të hënën në xhepin e palltos së tij mjekët kanë gjetur një granatë dore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilët kanë bërë evakuimin e personave deri sa njësiti për deminim i ka bërë tërheqjen e mjetit nga ai lokacion.
“Rr. Nëna Terezë, Pejë 19.09.2022 – 12:25. Është raportuar se te një mashkull kosovar, është gjetur një granatë dore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore të cilët kanë bërë evakuimin e personave deri sa njësiti për deminim i PK-së ka bërë tërheqjen e mjetit nga ai lokacion”.
“I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.
Rasti është hapur si “Armëmbajtje pa leje”. /Telegrafi/