Site icon Telegrafi

Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë

Foto: Arkiv/Ilustrim

Policia ka arrestuar njërin nga dy personat e të dyshuar të përfshirë në plagosjen e dy personave nga të shtënat me armë zjarri, pasditen e sotme në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha për Telegrafin se ndërlidhur me rastin e plagosjes së dy personave , veprimet e shpejta operativo hetimore të policisë  kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar të përfshirë në rast.

“Pak kohë pas ngjarjes njëri nga ta është arrestuar nga ana e policisë, ndërkaq tjetri është ende në arrati. Po ashtu është identifikuar edhe një veturë e përfshirë e cila është sekuestruar nga policia”, ka thënë Borovci.

Lexo po ashtu Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë

Ndryshe sot në orët e padites dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri pasditen e sotme në Prishtinë, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës. /Telegrafi/

Exit mobile version