Site icon Telegrafi

Arrestohet një zyrtar policor për bixhoz të paligjshëm dhe mashtrim në Gjilan

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, rreth orës 13:50 minuta, ka ndaluar të pandehurin me inicialet B.R., zyrtar policor në Stacionin Policor në Gjilan, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ dhe ‘’Mashtrimi’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Siç thuhet në një njoftim për media, gjatë bastisjes në shtëpinë e të pandehurit në fshatin Përpelnicë komuna e Gjilanit, janë sekuestruar një telefon Samsung, një kartelë Vala, një kartelë Ipko, një tabletë i markës Lenovo, një kompjuter i markës HP, si dhe, një USB.

“Sipas kërkesës së prokurorit të rastit, me urdhër të Gjykatës kompetente në Gjilan është realizuar bastisja në shtëpinë e të pandehurit në fshatin Përpelnicë komuna e Gjilanit, ku në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: Një (1) telefon Samsung, një (1) kartelë Vala, një (1) kartelë Ipko, një (1) tabletë i markës Lenovo, një (1) kompjuter i markës HP, si dhe, një USB”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, i pandehuri B.R., pas intervistimit nga ana e hetuesve të Inspektoratit Policor të Kosovës, me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orëve. /Telegrafi/

Exit mobile version