Telegrafi

Arrestohet një zyrtar në Gjakovë për marrje ryshfeti

Një zyrtar në Gjakovë është arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur më 21 gusht 2024, rreth orës 09:19, kur një qytetar ka denoncuar se zyrtari i kishte kërkuar të holla në këmbim të rregullimit të një dokumenti në gjendjen civile.

Qytetari ka pranuar të paguajë shumën e kërkuar, por më pas ka raportuar rastin në polici.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar të dyshuarin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, zyrtari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë. /Telegrafi/