Shërbimi Korrektues i Kosovës ka suspenduar nga puna një zyrtar të sajin pasi paraprakisht ishte arrestuar nga Policia Kosovës nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Zyrtari i arrestuar është B.R., punonjës në Qendrën e Paraburgimit Prizren.
SHKK thotë se në koordinim të plotë me policinë do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime te fuqishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe i pa kompromis ndaj të gjithë atyre të cilët keqpërdorin detyrën zyrtare”, përfundon deklarata, njofton Telegrafi.