Telegrafi

Arrestohet një zyrtar komunal në Fushë Kosovë, për mashtrim me subvencione

Një person është arrestuar pasi që i njëjti në cilësi të zyrtarit komunal u ka marrë para disa personave, duke u premtuar se do tu ndihmonte të plotësonin dokumentet dhe të merrnin subvencione nga komuna.

Sipas, Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:00, në Fushë Kosovë.

Tutje në raport, bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervestimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në cilësi të zyrtarit komunal u ka marrë para viktimave meshkuj kosovarë, duke u premtuar se do tu ndihmonte të plotësonin dokumentet dhe të merrnin subvencione nga komuna. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/