Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte kërcënuar me vrasje një person.
Rasti ka ndodhur ditën e diel në lagjen Arbëri, transmeton Telegrafi.
“Më 18.02.2024 është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë për arsye se i njëjti përmes telefonit kishte kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/