Site icon Telegrafi

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në pikën kufitare në Qafë Prush, nuk kishte dëshmi të vaksinimit e as test për COVID-19

Një person shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Qafë Prush.

I njëjti kishte refuzuar t’i bindet urdhrit për kalim kufiri-në hyrje, pasi që nuk kishte dëshmi të vaksinimit apo test për COVID-19.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore-Divizioni për Kundërvajtje në Gjakovë. /Telegrafi/

Exit mobile version