Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, thuhet se i dyshuari ka paraqitur dokumente të falsifikuara.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti në ANP gjatë kontrollit (në shkuarje) ka prezantuar dokumentin-Leje qëndrim të shtetit tjetër, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/