Sot rreth orës 05:00, nga zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë, është arrestuar në flagrancë një person i dyshuar i cili me forcë ishte futur brenda një marketi në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë.
“I dyshuari M. Z mashkull 22 vjeç, shtetas i Marokut, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Mbështetur në të dhënat operativo-analitike të policisë ky i dyshuar është i kategorizuar si recidivist i veprave të tilla kriminale”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/