Telegrafi

Arrestohet një shtetas i Kroacisë, sulmoi një femër në Gjilan

Foto: Ilustrim

Është arrestuar një shtetas i Kroacisë pasi kishte sulmuar një femër kosovare, në fshatin Ranilluk të Gjilanit.

Kështu bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.

Viktima pas sulmit ka pranuar tretman mjekësorë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Kroacisë pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/