Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vranidoll të Prishtinës.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari shtetas i huaj banor i përkohshëm në qendrën e të huajve është arrestuar pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke e goditur në shpinë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Telegrafi/