Ukrainas R. L. (21), një shtetas izraelit, u arrestua mbrëmë gjatë protestave në Beograd, në të cilat sipas mediave u plagosën 10 oficerë policie.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ai hyri në territorin e Republikës së Serbisë më 3 korrik të këtij viti, pas së cilës qëndroi në një bujtinë në kryeqytet.
Ai dyshohet se mori pjesë në trazirat e dhunshme mbrëmë.
Dhe mediat serbe shkruajnë se ka dyshime që ky është një person i rrezikshëm për sigurinë i cili gjithashtu mori pjesë në trazirat në Ukrainë.
Gjithashtu, siç bëhet e ditur më tej, një person tjetër që nuk kishte asnjë dokument u arrestua me të.
Mediat serbe kujtojnë edhe faktin që presidenti Aleksandar Vuçiq tha në një konferencë për shtyp dje se shërbimet e huaja në Beograd ishin të përfshirë në organizimin e dhunës në Beograd dhe vlerësoi se qëllimi i tyre ishte të dëmtonin reputacionin e Serbisë dhe të bënin presion mbi Beogradin para bisedimeve me Kosovën në Paris. /Telegrafi/