Telegrafi

Arrestohet një serbe tek ura në Mitrovicë, kaloi me flamur të Serbisë

Një grua rreth 35 vjeçare, e mbështjellë me flamur të Serbisë, ka tentuar të dalë në jug të qytetit të Mitrovicës.

Ajo pas ndaljes dhe legjitimimit nga ana e policit te cepi jugor i urës, kishte tentuar disa herë të ikë në drejtim të veriut, por nuk u lejua nga pjesëtari i policisë.

Në pamundësi për të ikur në veri, ajo i është drejtuar në gjuhën angleze karabinierëve që ishin prezentë tek ura, duke kërkuar ndihmë.

Më shumë se 30 persona ishin mbledhur tek ura derisa policia po kryente aksionin. /Kp/Telegrafi/