Telegrafi

Arrestohet një serb për kontrabandë me cigare

Policia e Kosovës rreth orës 10:30 të ditës së sotme ka arrestuar një shtetas serb për shkak të ofrimit të mitos dhe kontrabandës me cigare.

Burime të Telegrafit kanë bërë me dije se arrestimi i këtij personi është bërë në autostradë në afërsi të Fushë Kosovës.

Pas ndalimit nga ana e njësitit të motoçiklistëve të Policisë së Kosovës, personit në fjalë i janë gjetur mbi 200 boksa cigare brenda veturës Ford Galaxy me targa të Serbisë.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se shtetasi serb ka tentuar t’i korruptoj pjesëtarët e PK-së me 50 euro.

Pas arrestimit, personit të njëjtë i është konfiskuar vetura. Lidhur me rastin janë marrë njësia e krimeve ekonomike dhe dogana. /Telegrafi/