Site icon Telegrafi

Arrestohet një serb, nga pakujdesia kishte djegur shtëpinë e tij

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në fshatin Dresnik, Klinë, pasi që kishte djegur disa shkurre në pronën e tij, ku nga kjo ishte djegur shtëpia e pabanuar e tij.

Sipas raportit policor gjatë intervistimit i njëjti ka deklaruar, se nga pakujdesia kishte djegur disa shkurre në pronën e tij dhe më pas zjarri ishte shpërndarë duke shkaktuar dëme dhe po ashtu ishte djegur shtëpia e pabanuar pronë e të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/

Exit mobile version