Site icon Telegrafi

Arrestohet një serb në Shtërpcë, kultivonte kanabis

ilustrim

Policia e Kosovë në Shtërpcë ka arrestuar një të dyshuar të nacionalitetit serb pasi që i njëjti kishte mbjellë disa bimë të llojit Kanabis Sativa, të cilat kishin arritur gjatësinë 210-250 cm.

Njësitë relevante kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë evidentuar, konfiskuar dhe kanë shkatërruar në oborrin e stacionit policor bimët narkotike.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.  /Telegrafi/

Exit mobile version