Dushan Neshiq është arrestuar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Jarinjë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani bëri të ditur se ai është arrestuar në bazë të një urdhri gjyqësor për një rast të vitit 2022, që ka të bëjë me “kërcënime”.
“Personi është ndaluar të hënën rreth orës pesë të mëngjesit, teksa po hynte në Kosovë nga Serbia. I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe gjendet në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut”, tha ai. /Telegrafi/